Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ambasadorët kundër Fleckenstein: Nuk vlen, s’do ta emëronim as ambasador të thjeshtë


Dy ish-ambaradorët e Shqipërisë, Ylljet Aliçka, dikur ambasador i Shqipërisë në Francë dhe Mal Berisha, dikur ambasador në Britaninë e Madhe, kanë analizuar vizitën dhe deklaratat e 7 eurodeputetëve në Shqipëri gjatë ditës së enjte.

Ndërsa ishin të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Aliçka dhe Berisha e konsiderojnë emancimim të politikës shqiptare kur nuk bie dakord me çdo gjë që thonë të huajtë. 

 “Politika shqiptare është në evolucionin e saj, me ulje -ngritjet e saj. Është hera e parë që dëgjohet nga ndërkombëtarët   që situata është kaq e drunjtë.  Në vendimmarrjen e ndërkombëtarëve në Shqipëri , ndikojnë shumë edhe elementët emocionalën dhe individualë të personave.  Flas në përgjithësi, mund të jetë edhe rasti konkret.  Ishte hera e parë që është kaq në kundërshtim me opozitën. Duket se është një formë emancipimi mosdhënia e rëndësisë së madhe ndaj opinionit të ndërkombëtare kohët e fundit. Shqiptarët e njohin më mirë vendin e tyre sesa e njeh një i huaj.  E marr si shenjë emancipimi të mos marrësh në mënyrë të verbër çdo gjë që thonë ndërkombëtarët”, tha Aliçka.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha, nga ana tjetër, ka sulmuar ashpër eurodeputetin Knut Fleckenstein.

Berisha tha se e njeh shumë mirë diplomatin gjerman por nuk ka ndonjë vlerësim për të.

“Po të isha në aftësinë vendimmarrëse të atij djalit (për zv.ministrin e PEJ që ishte prezent në panel) dhe ta kisha punonjës Fleckensteinin,  nuk do e çoja ambasador në asnjë vend  të Shqipërisë, në asnjë ambasadë të Shqipërisë.  Ne kemi një shprehje: Në  një sofër ku hanë  dhe nuk të japin, të lënë atje, në një mexhlis ku flasin dhe nuk të dëgjojnë  duhet të largohesh menjëherë.  Kjo është situata në Shqipëri. Këtu bëhen aq shumë gjëra të papranueshme . Opozita ka shumë të drejtë dhe kjo që bëri është shumë e vonuar.  Për mendimin tim lënia e mandateve është rruga më normale sepse nuk kishte rrugë tjetër”, janë fjalët që Berisha përdor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *