Vendosni fjalën kyçe....

Amerika ofron shpërblimin e majmë për atë që gjen djalin e Osama bin Laden


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar një shpërblim prej 1 milion dollarësh për të gjithë personat, që mund të japin informacion për djalin e ish-liderit të Al-Qaedas, Osama bin Laden.

“BBC” shkruan se autoritetet amerikane dyshojnë se Hamza Bin Laden është udhëheqës i grupit militant islamik, ISIS.

Ai mendohet se ndodhet pranë kufirit afgano-pakistanez.

Vitet e fundit, Hamza bin Laden ka lëshuar mesazhe përmes audiove dhe videove ku i kërkon ndjekëve të tij të sulmojnë SHBA-në si hakmarrje ndaj vrasjes së të atit.

Në vitin 2011, forcat speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës arritën të gjejnë dhe të vrasin Osama Bin Laden në një kompleks në Abbottabad të Pakistanit.

Ai mori përgjegjësinë për sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA në të cilën humbën jetën rreth 3 mijë njerëz.

Çfarë dimë për Hamza bin Laden?

Hamza Bin Laden, besohet të jetë rreth 30 vjeç, dhe dy vjet më parë është akuzuar zyrtarisht nga SHBA-ja si një terrorist.
Departamenti amerikan i shtetit thotë se ai është martuar me vajzën e Mohammed Atta, personi që rrëmbeu një nga katër avionët komercial të përdorur në sulmet e vitit 2001 dhe që e rrëzoi në një nga kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork.
Letrat e Osama bin Laden të sekuestruara nga kompleksi i tij tregojnë se Hamza ishte i biri i tij i preferuar, që ai kishte dëshirë ta zëvendësonte si drejtues i Al-Kaedës. Hamza Bin Laden besohet se ka jetuar me mamanë e tij në Iran, ku besohet se është realizuar dhe martesa e tij me vajzën e Atta-s. Disa raporte sugjerojnë se ai ende mund të jetojë në Pakistan, Afganistan ose Siri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *