Vendosni fjalën kyçe....

Debatet mes Nante-s dhe Cardiff-it, publikohen mesazhet e Sala-s në “WhatsApp”


Një seri mesazhesh në “WhatsApp” janë publikuar, në vazhdën e debateve lidhur me Emiliano Sala-n, menaxherin e tiij Willie McKay dhe klubin e Cardiff-it.

Menaxheri i futbollistit, Willi McKay, në një intervistë për BBC, akuzoi klubin e Uellsit se nuk u interesua aspak për blerjen e re dhe më të rëndësishme të merkatos duke mos u interesuar t’i gjenin një avion.

“Më dukej se askush nga Kardif Siti nuk donte të bëntë diçka. Ishte e sikletshme. Blenë një lojtar për 17 milion stërlina dhe e lanë në hotel të gjente vetë një avion”, ka thënë McKay për BBC.

Mirëpo pas këtyre deklaratave, kanë qarkulluar disa mesazhe në “whattsapp” të shkëmbyera mes Emiliano Sala dhe zyrtarit që merret me transfertat e lojtarëve në klubin e Kardifit.

Mesazhet tregojnë se Emiliano Sala-s i ishte ofruar të udhëtonte me një avion komercial, por ai kishte refuzuar.

Madje Sala tregon me mesazhe se agjenti i tij Ëilli McKay i kishte prenotuar avionin dhe fluturimin privat, që më pas i mori dhe jetën.

Kujtojmë se Nanta dhe Cardiffi do të ballafaqohen në FIFA për të zgjidhur përfundimisht çështjen e parave të transferimit të lojtarit. Nanta kërkon shumën e plotë siç ishte rënë dakord në fillim, por Cardiff nuk është dakord.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *