Vendosni fjalën kyçe....

Vranë të riun për një kapele, 20 vjet burg për 2 autorët


Më 12 vjet burg është dënuar i riu Elvis Hoxha, i cili akuzohet për vrasjen e Hermes Beqirit në Shkodër në nëntor të vitit 2017.

Ndërsa shoku i tij Ditmir Harifi është dënuar më 8 vite burg si bashkëpunëtor në krim.

Sipas prokurorisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri banal brenda një lokali në lagjen Kiras të Shkodrës.

Autorët dhe viktima, ishin zënë për një kapele të cilët ia kishin vënë në kokë njëri-tjetrit.

Avokati i Elvis Hoxhës, Kreshnik Kolndreaj ka deklaruar se vendimi do apelohet në Gjykatën e Apelit.

Ai ka deklaruar se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë shkencore që vërteton se klienti i tij është autori i vrasjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *