Vendosni fjalën kyçe....

“Paraja, bankat dhe shoqëria”, promovohet libri i autorëve Anastas Angjeli dhe Aristotel Pano


U promovua në ambientet e Bankës së Shqipërisë libri “Paraja, Banka dhe Shoqëria” me bashkautorë Prof. Dr, Aristotel Pano dhe Akademik, Prof. Dr, Anastas Angjeli.  Një libër që nga vetë tematika që rrok, përcjell një mesazh historik dhe shumë aktual: Rolin që sistemet monetare kanë luajtur në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendeve dhe stabilitetin e tyre.

“Ndaj zbatimi me konseguence i sistemit tonë monetar,bankar, qendrushmerisë dhe stabilitetit monetar e fiskale,edhe në kushtet e tronditjeve politike, janë të domosdoshme  të jenë në vemendje të të gjithëve”,kështu u shpreh në promovimin e librit “,  Prof Dr. Anastas Angjeli. Akademiku Muzafer Korkuti, e cilësoi botimin si një enciklopedi të vërtetë dhe të thelluar dhe një kontribut të ri shkencor.

“Ky botim është vlerë edhe për faktin e thjeshtë se pasi e lexon njihesh me historinë 13-vjeçare të parasë e bankave. Lind natyrisht edhe pyetja për këdo që e lexon: SI do të jetë ecuria e parasë dhe e bankave? Kështu, në historinë e lindjes së monedhës, parasë të bankave ky botim për mendimin tim i zgjeruar është një kontribut i ri shkencor”, u shpreh Akademiku Korkuti.

Ndërsa për Guvernatorin Gent Sejko, ky botim vjen në një moment të rëndësishëm për ekonominë. “Ky libër vjen në një moment të veçantë dhe të rëndësishëm. Ekonomia e financat ndjejnë nevojën për një analizë dhe reflektim të thellë si në aspektin praktik, ashtu edhe në atë filozofik”, u shpreh Guvernatori. 

Libri është një udhëtim historik në sistemet monetare në 3000 vjet. Ai vjen si një encikopedi, ku është trajtuar shtrirja në kohë dhe hapësirë e parasë, sistemeve monetare, autoriteteve ndërkombëtare dhe globale. Është përdorur një gjuhë  qartë dhe e kuptueshme. Libri ndalet dhe trajton me qartësi momentin e lindjes së parasë. Ai e vendos paranë, sistemin monetar dhe atë financiar në piedestalin e arritjeve, si një nga shpikjet më të mëdha të njerëzimit.Për më tepër libri “Paraja, banka dhe shoqëria”, është i mbushur me fakte dhe histori interesante dhe i ilustruar me imazhe të zgjedhura me kujdes.

Libri është i ndarë në 9 kapituj dhe çdo kapitull në përputhje me përmbajtjen është ndarë në çështjet përkatëse, të cilat ndihmojnë në shtjellimin e trajtimin logjik dhe harmonik historiko-shkencor të veprës në tërësi.Libri është ndërtuar mbi një strukturë të saktë e të logjikshme. Prandaj “udhëtimi” në faqet dhe rreshtat e tij, është sa i veçantë dhe tërheqës, aq dhe interesant sa kushdo do ta lexonte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *