Vendosni fjalën kyçe....

Policia kontrolle në gjithë Fierin, një në pranga


Policia ka ushtruar kontrolle në gjithë rrethin e Fierit, për të gjetur personat që ende ushtrojnë aktivitetin e lojërave të fatit.

Si rezultat ka rënë në pranga një 40-vjeçar nga Lushnja, të cilit i janë sekuestruar sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 njësi kompjuterike, 6 monitor dhe 1 lap top që shërbenin për llotari sportive.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, proceduan në gjendje të lirë shtetasin:

– J.K., 40 vjeç, banues në Lushnje.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në Ngurrëz të Madhe, në ambientet e lokalit në administrim të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *