Vendosni fjalën kyçe....

Seanca gjyqësore për Malltezin dhe Bekteshin, trupa e gjykatësve tërhiqet për vendim


Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin për Jamabër Malltezin dhe Fatmir Bekteshin.

Malltezi ka dalë sot para gjykatës nën akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, e po për të njëjtat akuza edhe Bektashi.

Në seancën me dyer të mbyllur, Malltezi dhe Bekteshi kundërshtuan akuzat.

Seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së sotme, por u shty më pas shkak se gjykatësit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.