Vendosni fjalën kyçe....

Humbi 7 fëmijët në zjarr, Justin Trudeau premton të ndihmojë gruan siriane


Kryeministri Justin Trudeau ka deklaruar se Kanadaja po shqyrton mënyrat për t’i ardhur në ndihmë një refugjateje siriane, që humbi fëmijët pasi shtëpia e tyre kishte marrë flakë.

“BBC” shkruan se shtatë fëmijët e Kawthar Barho-s, vdiqën nga zjarri mëngjesin e të martës, në qytetin kanadez të Halifax. Burri i saj nga ana tjetër pësoi lëndime të rrezikshme për jetën.

Familja siriane kishte ardhur në Kanada pasi shtëpia e tyre në Raqqa, ishte marrë nga grupi i njohur si Shteti Islamik.

30 vjeçarja, nuk ka të afërm të tjerë në Kanada.

Trudeau u tha gazetarëve të enjten, se ministrja federale e imigracionit po i kushton vëmendje personalisht çështjes dhe është duke parë se çfarë mund të bëhet brenda sistemit për të sjellë disa prej anëtarëve të familjes së gruas në Kanada, si një formë “ngushëllimi” për tragjedinë.

Në internet është mbledhur gjithashtu një fond prej 440,000 dollarë brenda dy ditësh për çiftin sirian.

Fëmija më i vogël i Barho-s ishte vetëm katër muajsh dhe më i madhi ishte 15 vjeç. Funerali për fëmijët do të mbahet në një xhami ku familja shkonte zakonisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *