Vendosni fjalën kyçe....

Refuzon ndihmat ekonomike, Maduro mbyll kufirin me Brazilin


Nicolas Maduro ka urdhëruar mbylljen e kufirit të Venezuelës me Brazilin. Këtë deklaratë presidenti Maduro e ka bërë pas vendimit të liderit të opozitës Juan Guaido, i vetëshpallur presidentit i përkohshëm, për t’u nisur në kufirin me Kolumbinë së bashku me 80 ligjvënës, ku pritet të arrijë ushqim dhe ilaçe për popullin e këtij shteti, shkruan aljazeera.

Mirëpo Maduro e mohon që Venezuela është në krizë ekonomike dhe ka deklaruar se po konsideron seriozisht mbylljen e kufirit me Kolumbinë dhe se do të mbyllë edhe kufirin me Brazilin “deri në një njoftim të mëtejshëm”.

Gjatë një fjalimi për mediat, Maduro tha se kufiri me Brazilin do të ishte “plotësisht dhe absolutisht i mbyllur që nga ora 20:00”.

Maduro tha se po konsideronte gjithashtu një “mbyllje të plotë të kufirit me Kolumbinë”, ku ai tashmë ka urdhëruar ushtrinë të bllokojë një urë të madhe kufitare, për të parandaluar hyrjen e ndihmat nga qyteti kufitar kolumbian i Cucuta-s.

Duke e quajtur ndihmën si një “provokim” dhe një “lojë fëmijësh”, Maduro sugjeroi se ishte një shenjë paralajmëruese për një ndërhyrje ushtarake amerikane në vendin e Amerikës Latine, të pasur me naftë, por ekonomikisht të gjymtuar.

Guaido, i cili është njohur nga një varg shtetesh si president i përkohshëm i këtij shteti, është zotuar se do të sigurojë ndihmat humnitare përmes kufirit me Kolumbinë. Qeveria e Brazilit po ashtu është zotuar se do të dërgojë ndihma përmes disa kamionëve, të cilët i ka siguruar Guaido.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *