Vendosni fjalën kyçe....

Tirana dhe Durrësi sot pa drita, zonat ku do ndërpritet energjia elektrike


Ditën e sotme është ndërprerë energjia elektrike në disa zona në kryeqytet. Kjo për shkak të disa punimeve në dy kabina elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE) njofton se ndërprerja e energjisë elektrike do të vazhdojë deri në orën 14:00.

“Njoftim për abonentët Tiranë. Për shkak të punimeve në dy kabina që furnizohen nga nënstacioni Selitë, nesër në datën 22 shkurt, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00, do të mbeten pa energji këto zona: Rruga “Njazi Demi” pjesërisht, përgjatë Bulevardit “Bajram Curri” pjesërisht, përballë me Gjykatën e Rrethit Tiranë, rruga “Nikollë Kacorri” pjesërisht, pranë Karburant “Kastratit”, Bulevardi “Bajram Curri” pjesërisht”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

Në të njëjtën ditë, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

OSHEE njofton se cilat janë zonat e prekura dhe derisa do të vazhdojë ndërprerja e energjisë elektrike.

“Për shkak të punimeve të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, OST, në fiderat 6kV të nënstacionit Shkozet 110/35/20/6kV, në datën 22 shkurt do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 08:00-16:00.
Pa energji do të mbeten këto zona në rrethin Durrës – Shijak: Rruga “Azis Shkupi”, Fllakë Shijak, Arapaj, Rrashbull, Rruga “Ibrahim Kodra”, ish-Këneta, Rruga e Dibrës”, thuhet në njoftim.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *