Vendosni fjalën kyçe....

Kush fshihet pas “Brryli Broadway”-it të ri?


“Brryli Broadway”, një nga faqet më të ndjekura në “Facebook”, bërë e njohur për memet pikante dhe këndin kritik ndaj zhvillimeve në vend, së fundmi po kalon në një fazë “konkurrence”.

Po çfarë ka ndodhur?

Siç raporton vetë faqja, në një status të sajin, një profil fals është hapur, me të njëjtin emër.

“Kjo është një faqe fake që është hapur sot në facebook nga sufllaqatorët. Nëse do na ishte mbyll faqe do kishim bërë lajmërim në instagram. Është lehtësisht e kuptueshme që s’ka asnjë admin nga Brryli dhe arsyet e tyre janë që duan të na bëjmë të dukemi sikur ne jemi të përçarë. Nuk e mendoja se do arrinin deri këtu. Ju lutem bëjini report kësaj faqe!’, shkruhet te “Brryli Broadway” që ka deri më tani rreth 40 mijë ndjekës.

Profili i hapur rishtazi në “Facebook”, ka rreth 670 ndjekës dhe me një status shpjegon se arsyeja pse u hap një faqe tjetër me të njëjtin emër është lëvizja e ndonjë admini nga e vjetra, duke shkruar: “Mos nigjoni t’lefmet mas avllisë që bojn verremat se nuk jena fake. Hapëm faqe të re se donin me na përjashtu pa nam pa nishan.”

“Brryli” origjinal thotë se të gjithë këtë skemë e kanë përgatitur FRESSH-istët.

“Festojnë sot Freshuristat… Sufllaqe pa limit sonte…Mendojnë se do përçajnë nacut e Dajës! Gëzoni o vogëlush, lodroni te parku Lal Fikut…Atë të noc rrokut do merrni!”, shkruhet te “Brryli” origjinal, i cili thekson se edhe e ka raportuar te “Facebook”-u.

Ta kenë hapur FRESSH-istët, apo ndonjë admin i pakënaqur i origjinalit? /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *