Vendosni fjalën kyçe....

BATUTA PIKANTE e Dashamir Shehit, si ia kthen Lulzim Basha (VIDEO)


Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i ka bërë të gjithë aleatët të qeshin në deklaratën e sotme të përbashkët për mediat, nga selia blu.

Në deklaratën e shkurtër pas takimit, aleatët ranë dakord për djegie mandatesh. Kur Shehi mori fjalën të gjithë nisën të qeshnin, sikurse e shihni në videon e mëposhtme kur tha “se e kam të shkurtër fare unë”, pasi gazetarja i kërkoi të afrohej më në qendër për t’u dukur në kamera.

Kreu i LZHK-së tha se sa kohë të jetë Rama në qeveri, opozita do jetë gjithmonë bashkë. Por kur Shehi ta të kuptohet se mund të ketë ndarje në të kundërt, ndërhyri Basha duke qeshur  “bashkë do jemi prapë”.

Shehi: Se e kam të shkurtër fare unë. Sa kohë të jetë Rama aty, aty do na shifni bashkë. Ditën që do të mbarojë kjo punë, mund të shihni edhe ndonjë gjë ndryshe.

Basha: Bashkë do jemi prapë

(Shpërthejnë të qeshura)

Shehi: Po sa kohë të jetë ai atje këtu do na keni. Kështu që kjo punë është e mbyllur. KËshtu që ato mandate nuk është se na bëjnë ndonjë gjë të madhe. Ne gjykojmë që ka ardhur dita, jo vetëm ne që jemi këtu por ju i patë edhe në shesh do jemi akoma edhe më shumë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *