Vendosni fjalën kyçe....

“Perëndimi po rrit presionin ndaj nesh për të njohur Kosovën” – Vuçiç


Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se vendet perëndimore po rrisin presionin ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai tha në fjalimin drejtuar publikut tha se nga Serbia priten tri gjëra.

“E para është njohja e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës dhe Metohisë dhe heqja dorë nga mbështetja për Republikën Srpska (një nga dy entitetet e Bosnjë Hercegovinës). E dyta është futja e sanksioneve kundër Rusisë dhe miratimi i një anti “qëndrimi kinez” dhe e treta është vendosja e një “regjimi kukull” në Serbi”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se presioni ndaj Serbisë ushtrohet me qëllim të destabilizimit, gjithmonë i sinkronizuar, përmes mediave dhe organizatave joqeveritare.

Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, ku shumica e shteteve anëtare të OKB-së, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Turqinë, e njohën atë. Serbia, megjithatë, ende e konsideron Kosovën territorin e saj.

Anëtarët e NATO-s Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Rumania nga rajoni i Ballkanit iu bashkuan sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe dërguan armë dhe pajisje në Ukrainë.