Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 1 ton hashash në kamionët me portokalle, tre të arrestuar, mes tyre një shqiptar


Një sasi prej 1250 kilogramësh hashash është zbuluar nga policia italiane, e fshehur në dy kamionë të ngarkuar me qepë dhe portokalle në qytetin e Napolit.

Në kamionin e parë ishin fshehur 836,4 kg drogë të mbuluar me qepë. Në të dytë dytin ishin 414 kg drogë, të fshehur nën portokalle.

“Ilgiornale.it” shkruan se për këtë u arrestuan edhe tre persona, mes tyre një shqiptar i identifikuar si Sami Bodini, 54 vjeç. Shqiptari ishte pasagjer në një nga kamionët ku u gjet sasia e drogës, kurse dy të tjerët ishin shoferët e kamionëve. Ata janë: Antonio Sciçone, 37 vjeç dhe  Salvatore Caçavale,56-vjec.

Të arrestuarit pritet të dalin para togave të zeza në Itali pasi ndaj tyre rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *