Vendosni fjalën kyçe....

“Ministria e Qejfit”- Blendi Klosi revoltohet me batuten e moderatores: Ta dija s’kisha ardhur (VIDEO)


Ministri Blendi Klosi është përballur me një situatë të sikletshme këtë të dielë, ku ishte i ftuar në emisionin“ThumbOn” në TV Ora. Kjo sepse moderatorja Aulona Musta e prezantoi atë duke iu referuar ministrisë që ai drejton si “Ministria e Qejfit dhe e argëtimit”.

Pavarësisht se batuta e moderatores kishte si synim humorin, kjo nuk u prit mirë nga Klosi i cili u nervozua dhe mospëlqimin e tij e shprehu hapur duke thënë se po ta dinte se si do pritej nuk do kishte ardhur fare në program.

“Unë prisja ndonjë kunj të madh nga ju, por po ta dija se kunji ështëMinistria e Qejfit’, ta dija nuk do kisha ardhur fare këtu. Po tani ta quash Ministrinë e Turizmit ‘Ministria e Qejfit’ sikur nuk është aq mirë. Është më e rëndë se ajo që the se u rrah Partizani”– tha Klosi, i cili më pas u mundua të ruante qetësinë dhe nisi të shpjegonte rëndësinë e Turizmit për gazetaret.

“Mirë, po krahasuar me ministritë e tjera nuk keni halle nga ato të mëdhajat”- vijoi moderatorja tjetër Fatma Haxhialiu.

E ministri iu përgjigj edhe njëherë: “Mirë por po ta dija nuk do të vija, por hajde hera e fundit që po të vij meqë e quan ‘Ministria e Qejfit’. S’është fare për të qeshur”. Atij nuk i doli lehtë inati dhe vazhdonte përsëriste se batuta ishte shumë e rëndë. Momentin e batutës e gjeni në minutën 06:00 të videos së mëposhtme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *