Vendosni fjalën kyçe....

PD dënon me forcë dhunën ndaj protestuesve: Policia politike e Edi Ramës do përgjigjet gjer në një


Partia Demokratike ka dënuar me forcë dhunën e ushtruar nga policia ndaj kundërshtarëve politikë.

Në një reagim zyrtar nga selia blu, theksohet se rrahja dhe keqtrajtimi i protestuesve prej policisë politike nuk ka për ta shpëtuar Edi Ramën dhe pushtetin e tij të blerë me paratë e krimit trë organizuar.

Në reagim theksohet gjithashtu se secili anëtar i policisë politike që në shkelje të ligjit dhunon dhe ushtron presion ndaj protesuesve do mbajë përgjegjësi personale.

Reagimi i plotë i PD-së

“Partia Demokratike dënon me forcë ushtrimin e dhunës policore ndaj kundërshtarëve politikë. Rrahja dhe keqtrajtimi i protestuesve prej policisë politike nuk ka për ta shpëtuar dot kryehajdutin Edi Rama dhe pushtetin e tij të blerë me paratë e krimit të organizuar.  Secili prej anëtarëve të Policisë Politike që, në shkelje të ligjit, po shoqëron, dhunon dhe po ushtron presion ndaj protestuesve, do të mbajë përgjegjësi personale.

Ne nuk do ta harrojmë këtë! PD falenderon çdo qytetar pjesëmarrës në protestë, që sakrifikoi sot diçka nga vetja për t’i shërbyer misionit madhor të çlirimit të qeverisjes nga një grusht hajdutësh, oligarkësh dhe kriminelësh, që ka marrë peng vendin. 16 Shkurti është fillimi i betejës për çlirimin e vendit nga Kryeministri hajdut.  Fundi i tij është i pakthyeshëm! Shqiptarët treguan sot se, të bashkuar, mund ta mposhtin të keqen! E enjtja është shumë afër.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *