Vendosni fjalën kyçe....

Përcaktohen 7 kandidatët zyrtarë për vendet bosh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë


Janë shpallur shtatë kandidaturat zyrtare për tre vende në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas KLP-së kandidatë janë përzgjedhur pas shqyrtimit të dokumentacionit e vijnë dy nga prokuroritë e gjykatës së shkallës së parë e një nga prokuroritë pranë gjykatës së apelit të përgjithshëm.

Kandidatët janë Afërdita Ndoi, Moisi Duda, Edina Kurti, Edlira Bako, Elsa Miha, Olger Eminaj e Vatë Staka.

Përzgjedhja e tre anëtarëve të rinj të KLP-së do bëhet jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë.

Njoftimi

“Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas përcaktimeve të nenit 105 i ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësië”, verifikim që u realizua pas disponimit të informacionit të ardhur nga Drejtoria e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentete ish-Sigurimit të Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme shpall zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) prokurorëve nga rradhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) prokurorë nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës të apelit të juridiksionit të përgjithshëm, si më poshtë:

– Afërdita Ndoi – Prokuroria e pelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë

– Moisi Duda – Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë

– Edina Kurti – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës

– Edlira Bako – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan

– Elsa Miha – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë

– Olger Eminaj – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë

– Vatë Staka – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër

Në vijim, bazuar në nenin 111 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Prokurori i Përgjithshëm, jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, do të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit.”