Vendosni fjalën kyçe....

Noka përplaset me Lleshajn: Pasardhës i Geron Xhafajt, jo veç të “Twitter”-it por dhe paswordin e trurit ia ke dhënë Ramës


Flamur Noka ka reaguar pas deklafratave të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, se skena e sotme në Kuvend ngjan me ato krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM.

Noka e akuzon Lleshajn se është “pasardhës i Geron Xhafajt” ndërsa shton se edhe kodin e “Twitter”-it të tij e ka Rama, duke nënkuptuar se reagimi i tij vjen si shërbim ndaj Ramës.

“Kur te emeruan te shiten si pasardhes i Kadarese ty z.Lleshaj por shpejt te doli kallaji e dole pasardhes i Geron Xhafes. Paswordin e twiterit ja ke dhene Rames. Po na rezulton qe je ne rolin e manekinit dhe i ke dhene dhe paswordin e trurit…”, shkruan Noka.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi pas incidentit të ndodhur sot në seancë plenare përmes një postimi në “Tëitter”.

Njollosjen me bojë të kryeministrit Edi Rama nga deputeti Edi Paloka, Lleshaj e cilëson të turpshme dhe e krahason me skenat që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM.

“Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë. Përpjekja e opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik të një vendimi në Kuvend, është turp dhe dëshpërim.
Përpjekja e sotme ishte shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja.
Asgjë nuk e ndalon vullnetin e njerëzve të lirë të Ballkanit për t’u bashkuar në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut”, shkruante Lleshaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *