Vendosni fjalën kyçe....

KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Kushtetueses, Gani Dizdari


Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari, është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që pas shqyrtimit të rastit la në fuqi vendimin e marrë nga Komisi8oni i Pavarur i Kualifikimit më 16 korrik 2018.

Gani Dizdari ka qenë zv.Prokuror i Përgjithshëm, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe së fundmi edhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas KPK-së dhe më pas KPA-së, Dizdari është shkarkuar nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Në raportin e saj të dërguar në KPK, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka arritur përfundimin se gjyqtari Gani Dizdari është i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës për shkak të lidhjeve të ngushta me shtetasin A.L, i cili është dënuar në qershor 2012 me vendim të formës së prerë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike,” vepër që e kualifikon këtë person si të përfshirë në krimin e organizuar.

Vetë Dizdari nuk i ka mohuar lidhjet me shtetasin në fjalë kur ka deklaruar: “Me të kam marrëdhënie të mira, kam pasur dhe kam takime jo vetëm në raste familjare por dhe në takime të veçanta sipas rastit. Me z. A.L. kam udhëtuar, jashtë shtetit në Hamburg – Gjermani, fillimisht në vitin 2010 kur kam shkuar për ndërhyrje shëndetësore e më vonë dhe 2 – 3 herë të tjera, po për arsye shëndetësore mbasi kam pasur detyrim të bëj kontroll mjekësor për çdo vit. Theksoj se, fakti që kam shkuar me nipin tim, z. A.L., është se ai ka jetuar rreth 15 vite në Hamburg – Gjermani.” – ka shtuar ai.

Përveç problemeve të konstatuara me kontrollin e figurës, KPK ka zbuluar dhe probleme me pasurinë e gjyqtarit Dizdari dhe atë të personave të lidhur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *