Vendosni fjalën kyçe....

Adoleshenti e përplas me motor, i moshuari ndërron jetë në spital


Një aksident me pasoje vdekjen e një 88-vjeçari ka ndodhur sot ne Divjake.

Sipas policisë, sot rreth orës 18:30, në qytetin e Divjakës, dyshohet se shtetasi E.B, 17 vjeç, duke drejtuar një mjet tip motorr, ka goditur një këmbësor, shtetasin N.P, 88 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *