Vendosni fjalën kyçe....

Drogë dhe armë, arrestohet dy të rinjtë shqiptarë në Itali


Në shtëpi, ata kishin drogë dhe një arsenal të vërtetë armësh. Dy të rinj, 25 dhe 27 vjeç me origjinë shqiptare, u arrestuan pasditen e shkuar nga karabinierët në Pontassieve, ku edhe jetonin.

Njëri nga shqiptarët kishte një urdhër ndalimi të lëshuar nga prokurori i Firences, ku duhet të kryer dy vite e 9 muaj burg për vjedhje.

Gjatë kontrollit të fundit, në banesën e tij, u gjetën më pak se 1 kg kokainë, ende e paprerë, disa gram marihuanë dhe 5 pistoleta, 3 armë gjysmë-automatike dhe 2 revolver.

Të gjitha armët, përveç njërës, ishin të mbushura me plumba dhe të gatshme për t’u përdorur.

Gjithashtu, policia gjeti telefona dhe tableta të shumta, ndoshta të vjedhura, si dhe materiale për paketimin e dozave të narkotikëve.

25 vjeçari, i cili jetonte në të njëjtin apartament, u arrestua, gjithashtu nën akuzën e posedimit të drogës, posedimit të paligjshëm të armëve dhe mallrave të vjedhura.

Kontrollet mbi armët kanë zbuluar se 3 prej tyre ishin të vjedhura mes dhjetorit 2015 dhe nëntorit 2017 në provincën e Firences dhe Pizës. Që të dy përfunduan në burgun Sollicciano.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *