Vendosni fjalën kyçe....

15 viktima dhe 536 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë të Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 662 testime për Covid dhe prej tyre 536 kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 741 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 15 pacientë.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 400 825 testime dhe prej tyre 83 329 kanë rezultuar pozitivë, kurse viktimat deri më sot janë 2 503.

Për momenti aktivë me koronavirusin janë 19 379.