Vendosni fjalën kyçe....

Nesër do ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Tiranë


Nesër do të ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Tiranë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE), ka njoftuar se shkak për këtë janë bërë punimet në kabinën “Selita 4”.

“Për shkak të punimeve në kabina ku po instalohet rrjeti 20 kV, ditën e hënë 11 Shkurt, do stakohet energjia elektrike në kabinën “Selita 4”, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00.

Pa energji do të mbetet rruga “Medar Shtylla” pjesërisht.

Në datat 11-12 Shkurt, për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, do të stakohet energjia elektrike në transfomatorin e fuqisë 110/10kV 20MVA në nënstacionin Farkë.

Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-14:00.” njofton OSHEE.

Zonat që do të mbeten pa energji elektrike:

  1.  Mullet,
  2.  Ibë,
  3. Gurrë,
  4. Pëllumbas,
  5. Sauk,
  6. Lundër,
  7. Vishnje.