Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk luhet përdhunimesh”, nis protesta kundër dhunimit të grave e vajzave (FOTO)


Dhjetëra qytetarë janë bashkuar një një marshim përpara Ministrisë së Arsimit, për të protestuar pas rastit të rëndë të përdhunimit të një vajze 13-vjeçare nga 9 adoleshentë në Kavajë.

Pas Ministrisë së Arsimit, protestuesit do t’i drejtohen drejtorisë së Policisë, ndërsa kanë zgjedhur që ky të jetë një “marshim i heshtur”. Ata mbajnë vetëm pankarta në duar dhe nuk brohorasin siç ndodh zakonisht nëpër protesta.

“Nuk luhet përdhunimesh” – kështu është quajtur kjo protestë në rrjetet sociale, ndërsa edhe banderola kryesore mban këtë slogan.

Protestës i janë bashkuar edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale. Ata njoftuan një ditë më parë për organizimin e kësaj proteste duke u shprehur kundër dhunës nga grave dhe vajzave.

“Nesër në orën 8:30 studentët e FSHS-së do të mblidhen në fakultet për të marshuar drejt Ministrisë së Arsimit së bashku me qytetarët e tjerë dhe më pas për të protestuar përballë Drejtorisë së Policisë: kundër përdhunimit dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave! Nesër protestojmë të gjithë bashkë për të shprehur revoltën për dhunën që gratë e vajzat kanë vuajtur ndër vite.”, thuhet në njoftimin e tyre.

 “Gratë dhe vajzat shqiptare nuk mund të durojnë më përdhunimin e tyre. Protestat janë të shumëllojshme. Heshtja simbolizon heshtjen e autoriteteve.

Ky është fillimi i kësaj që do bëjmë sot, pasi kjo do vijojë edhe në forma të tjera”, tha një nga protestueset në një prononcim për “FaxNews”.

Protestuesit i bëjnë thirrje drejtësisë të bëjë punën e saj për ndëshkimin e personave përgjegjës për krimin e kryer./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *