Vendosni fjalën kyçe....

Videoja e Ramës e Spiropalit, reagon Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave


Një ditë pas publikimit të videos së familjarëve të vajzës 13-vjeçare nga Kavaja, ka reaguar Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi.

Në një deklaratë për mediat, Dervishi njofton se do të bëhet një vlerësim sipas ligjit dhe dispozitave përkatëse dhe nëse do të kontatohen shkelje, do të ndiqen procedurat ligjore të hetimit administrative.

“Zyra e Komisionerit është njohur me ngjarjen të cilës ju i referoheni, nëpërmjet medias.

Zyra e Komisionerit, ashtu si edhe për të gjitha rastet e tjera, do të bëjë vlerësimin e duhur të çështjes, në raport me parimet dhe dispozitat e ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Në rast se do të konstatohen elementë të shkeljes së tij, do të ndiqen procedurat ligjore të hetimit administrativ, në përfundim të të cilave do të dilet me aktin përkatës.

Zyra e Komisionerit e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me organet e medias, në funksion të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, ku bën pjesë edhe mbrojtja e të dhënave personale, e sanksionuar në nenin 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”, thuhet në deklaratë.

Videoja e publikuar mbrëmë nga kryeministri Edi Rama, ka marrë mjaft kritika për vetë faktin se qeveritarët deri dje kërkonin të respektohej privatësia e vajzës dhe ishin kundër raportimit të lajmeve mbi rastin.

Ndërkohë që mediat u treguan korrekte duke mos e raportuar me emra e mbiemra rastin, kryeministri publikoi videon e takimit të Spiropalit me familjarët. Duke i ekspozuar ata me zë e figurë para shqiptarëve.

Opozita reagoi ashpër duke e konsideruar shkelje të “së drejtës së privatësisë” së vajzës së dhunuar.

Deputetja Albana Vokshi  kërkoi fshirjen e videos nga rrjetet sociale si edhe shkarkimin e Spiropalit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *