Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy trena në Spanjë, humb jetën një person lëndohen 100 të tjerë


Si pasojë e përplasjes së dy trenave pasagjerësh me njëri-tjetrin të premten në afërsi të Barcelonës ka humbur jetën një person, ndërsa 100 të tjerë janë lënduar.

Trenat janë përplasur në orët e mbrëmshme në pjesën hekurudhore mes qyteteve Sant Vicenc de Castellet dhe Manresa, në veriperëndim të Barcelonës, bëri të ditur shërbimi për ndihmë urgjente të Katalonjës në Twitter. Më tej theksohet se në mesin e 100 të lënduarve tre janë në rrezik për jetën.

Antonio Carmona, zëdhënësi i hekurudhës shtetërore RENFE tha se sipas “informacioneve që posedojnë është se përplasja ka ndodhur në mënyrë frontale”. Ai shtoi se një tren shkonte për në Barcelonë, ndërsa tjetri për në Manres.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *