Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi i Kosovës sot seancë të jashtëzakonshme për 16-vjeçaren nga Drenasi


 

Kryesia e Kuvendit në Kosovë sot do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për 16-vjeçaren nga Drenasi, e cila dyshohet se është përdhunuar nga mësuesi i saj dhe polici ku ka denoncuar ngjarjen.

Sikurse raportojnë mediat në Kosovë, kanë qenë deputetët e opozitës ata që kanë kërkuar seancën për të renë nga Drenasi, te cila sot është 18-vjeçe, por që thotë se ishte shfrytëzuar nga një arsimtar që prej vitit 2016 e më pas edhe nga një polic.

Seanca do të nië në orën 12:00.

Ngjarja e publikuar fillimisht nga “Insajderi”, e më pas e konfirmuar edhe nga autoritetet, ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Në Kosovë, artistët kanë zbritur në rrugë për të protestuar. Në fillim ishte Nora Istrefi, e cila ka postuar në video në Instagram, ku ndërsa dëgjon protestën në radio, shkruante: “Atëherë dhunonin serbët femrat shqiptare, ndërsa tani arsimtarët dhe policët tanë. Turp për Kosovën në çfarë niveli (gjendje) ka arritur! Pedofilat burg të përjetshëm.”

 

Ndryshe nga Nora, Dafina Zeqiri i është bashkuar protestës me qytetarët, me pankarta në duar. Me pankartën “Bac edhe sa thirrje”, Dafina shkruan në Instagram:

Kjo protetste eshte pak, krahas asaj cka duhet bere per t’u parandaluar dhe ndeshkuar dukurite e tilla ne vendin tone, ku vajzat, si ato te reja ne moshe, e poashtu edhe me te rritura, ngacmohen seksualisht, dhunohen, e mbi te gjitha, nuk kane as ku te ankohen ose te kerkojne ndihme. Edhe ndihma e kerkuar kthehet ne ankth. Eshte dashur te gjithe te marrin pjese ne kete proteste dhe jo te perfundoje me kaq! Duhet te gjithe ti bashkohen iniciatives se nisur, me shprese qe ndonje dite do te behet mire!

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Kavajë, ku një adoleshente 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga 8 djem adoleshentë. Mirëpo reagimi nuk ka qenë i njëjtë si në Kosovë. Ngjarja është tentuar të mbahet e fshehtë nga autoritetet, kryeministri Edi Rama ende nuk ka thënë asnjë fjalë dhe artistët nuk kanë bërë demonstrime të tilla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *