Vendosni fjalën kyçe....

Shkodra nuk fshihet nga harta e zonave ku kultivohet kanabisi


Shkodra vazhdon të mbetet në hartën e zonave ku kultivohet kanabis, edhe pse policia raporton për një ulje të kultivimit të kësaj lënde narkotike në zonë.

“Është zvogëluar sasia e kanabisit por nuk u arrit objektivi për heqjen e qarkut nga harta e zonave ku kultivohet kanabis.Problem përveç zonave të evidentuara si problematike për kultivimin e kanabisit, problem na dalin dhe ambjentet e mbyllura ku kultivohet përmes energjisë.”, tha në takimin e radhës, prefekti Çesk Millja, raporton “Ora News”.

Nga ana tjetër, drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, foli për mbi 3-4 grupe kriminale në Shkodër.

Sipas tij, efektivët duhet të tregohen të kujdesshëm edhe ndaj ambienteve të mbyllura.

“Shkodra ka zona me risk por fenomeni po zvogëlohet. Janë ulur mbi 20% rastet dhe është rritur zbulueshmëria e autorëve. Janë mbi 3 -4 grupe kriminale në Shkodër dhe funksionojnë si grup i strukturuar kriminal por tashmë janë në kushtet e minimales. Sivjet kishim miniparcela. Kujdes duhet t’i kushtojmë ambjente të mbyllura nga serat, tunelet, qoftë dhe pallatet, pasi krimi kërkon metoda të reja.”, tha Bushati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *