Vendosni fjalën kyçe....

Habit ministri Lleshaj: Ishin studentët ata që ushtruan dhunë ndaj policisë


Ministri i Brendshëm, Lleshaj, ka deklaruar në seancën dëgjimore se në të vetmin rast sipas tij, ku kishte pasur incidente në protestën e studentëve, kishte të bënte me dhunën që studentët kishin ushtruar ndaj policisë.

Më tej ka pasur përplasje dhe tension mes ministrit Lleshaj dhe deputetëve të opozitës, pas deklaratave të ministrit drejtuar deputeteve të LSI-së, Mehmetaj dhe Kërpaçi.

Debatet

Lleshaj: Në fakultetin Ekonomik ka ndërhyrë në përgjigje të një kërkese të ardhur nga autoritetet atje. Policia ka ndërhyrë atje për të parandaluar dhunën. Ka pasur dhunë ndaj policisë së shtetit dhe policisë private. I jemi përgjigjur kërkesës së policisë private për të liruar hyrjen e fakultetit.

Vokshi: A janë këta policët tuaj. Çfarë janë ata që po shtyjnë studentët brenda universiteteve. Cinizmin tënd mund ta përdorësh me shefin tënd.

Lleshaj: Në një rast, policia e shtetit. Me ju do flas kur të mbaroni universitetin.

Mehmetaj: Nuk intimidoni dot njeri ju. Këtu keni ardhur për t’u përgjigjur sepse me këtë ju përfundoni në burg. Këtu nuk na keni sjellë ju, por kemi ardhur me votat e qytetarëve.

Vokshi: Do i përgjigjeni çdo pyetjeje se për këtë jeni këtu. Bëjeni jashtë, te godina përballë, te zyra juaj. Është joetike mënyra sesi i drejtoheni një deputeteje.

Lleshaj: Unë kam fëmijë por i kam ndryshe nga ju.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *