Vendosni fjalën kyçe....

Basha i kthen përgjigje publike BE-së dhe OSBE-së: Nuk është çështje Kodi dhe letrash por zbatueshmërie


Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje publiksht diplomatëve Soreca dhe Borschard lidhur me miratimin e Kodit Zgjedhor.

Përgjigjen ndaj diplomatëve të selive të Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, Basha ia ka dhënë nga takimi I zhvilluar me qytetarët e Vorës ditën e sotme.

“Më thonë “mirato Kodin Elektoral. I them, “miq të dashur, ua kam thënë dhe anglisht, po ua përsëris edhe në shqip, ç’ punë keni me kodin? Po të zbatohet Kodi Elektoral siç është dhe Kodi Penal siç është sot, Vangjush Dako, Tahiri, Balla, Damian Gjiknuri dhe vetë Edi Rama do të ishin para drejtësisë dhe pas hekurave. Nuk është punë kodi dhe letrash, por është çështje zbatimi ligji. Ligji nuk zbatohet se prokuroria është mall i Edi Ramës. Mashë e krimit në rrugë dhe krimit në qeveri” -deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *