Vendosni fjalën kyçe....

Bleu katër byzylykë floriri nga Astrit Thaçi, arrestohet i riu nga Tirana


Një person i tretë është vënë në pranga pas operacionit “Trajektorja” që lidhet me arrestimin e Astrit Thaçit, i cili dyshohet si autori i tetë grabitjeve.

I arrestuari është një 26-vjeçar nga Tirana, me inicialet F. S., i cili kishte blerë 4 byzylykë floriri nga Artur Thaçi.

Ky i fundit i kishte vjedhur florinjë në një argjendari në Elbasan pak ditë më parë.

26-vjeçari në Tiranë do të përballet me akuzat për përvetësim të parave ose të mallrave që rrjedhin nga vepra penale.

“Në vijim të operacionit “Trajektorja” nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, si dhe prangosja e bashkëpunëtores së tij në këto vjedhje, ka vijuar puna për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan shtetasin: F. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka blerë 4 byzylykë floriri nga shtetasi A. Th., të cilët i kishte vjedhur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.”– thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *