Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët e Burrelit marshojnë në këmbë, bllokojnë rrugën kombëtare (FOTO)


Qindra qytetarë të Burrelit kanë marshuar për minuta me radhë në këmbë, me qëllim protestën në Kryqëzimin e Urës së Matit në dalje të qytetit.

Ata bllokuan rrugën kombëtare në shenjë proteste ndaj qeverisë që sipas tyre po i varfëron gjithnjë e më shumë.

Sipas tyre rritja e çmimeve, papunësia, largimi i të rinjve jashtë vendit apo falimentimi i bizneseve janë bërë të padurueshme.

Kjo është protesta e parë që nis valën e protestave në rrethe, ndërsa opozita ka lajmëruar protestën e madhe më 16 shkurt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *