Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtari i rrëfen Bashës: Rama më gënjeu bashkë me 1 mijë punëtorë për lekët


Sot kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë në Ballsh, ku ka folur me qytetarë, të cilët i kanë shprehur problemet e këtyre viteve.

Një naftëtar i ka rrëfyer Bashës se kryeministri Rama e ka gënjyer për pagesat.

“Edi Rama erdhi dhe gënjeu 1 mijë punëtorë dhe u tha, do t’ju jap lekët dhe nuk u ka dhënë asnjë qindarkë.”, i tha Bashës naftëtari.

“Kemi qenë së bashku shpeshherë gjatë këtyre viteve në këtë shesh, në rrugë, në fshatra, shtëpitë tuaja, me kryetarin e Bashkisë, deputetët e zonës, kemi qarë hallet bashkë. Nuk harroj vizitat që kam pasur me familje të cilat kanë humbu kryefamiljarë, në aksidente të përsëritura, me papunësinë që sa herë kam ardhur e kam gjetur më të shtuar,m me sipërmarrjen që është në krizë totale me rënien e fuqisë blerëse.

Sa herë që vij rruga nga Patosi deri këtu bëhet më e keqe dhe akoma më e keqe nga këtu e në Fratar.

Edhe ajri është mbushur me erën e naftës në Ballsh. Nafta nuk ka sjellë asgjë të mirë për ju, por vetëm përfitim me miliona euro për pushtetin e Edi Ramës.”, u tha qytetarëve Basha.

Basha theksoi se Rama i ka shtuar taksë naftës prej 300 lekësh për litër dhe se kanë përfituar me miliona euro me naftën e Ballshit.

BISEDA:

Naftëtari: Edi Rama erdhi dhe gënjeu 1 mijë punëtorë dhe u tha, do t’ju jap lekët dhe nuk u ka dhënë asnjë qindarkë. Burrë shteti je kur mban fjalën. Ne nuk po themi se fjala mbahet 100%, por të shkojë deri në 60%, si vjen e më gënjen mua?Ne kemi punuar atje dhe ai vjen e thotë do t’ju jap lekët e nuk na i jep.

Basha: Ai ka bërë pasuri për Beson, shokët e Besos dhe miqtë e tij. Ju e dini fare mirë se çfarë i ka bërë lekët ai. Lekët i ka ndarë me njerëzit e tij.

Naftëtar: Kam ardhur në këmbë 140 KM në Tiranë, erdhën naftëtarët thuajse për një pjatë supë. Unë erdha për lekët e mia dhe jo për një pjatë supë. Qëndruam edhe në shi dhe nuk erdhi asnjë qeveritar.

Basha: Unë e kam ndjekur problemin e naftëtarëve që në fillim. Ne jemi në pellgun më të madh naftëmbajtës të Europës. Në Bashkinë ku vjen era naftë, këtu nuk ka një qindarkë për naftën që përpunoni. Statusin e naftëtarit nuk jua dha. Sepse paratë shkojnë vetëm në një drejtim. Kjo punë do të zgjasë derisa ju t’i jepni fund. Ejani në Tiranë më 16 shkurt t’i jepni fund!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *