Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori italian: Admiroj protestën e studentëve, politika t’i dëgjojë (VIDEO)


Ambasadori italian Aberto Cutillo, ka shprehur mbështetjen ndaj studentëve shqiptarë që protestojnë që prej 4 dhjetorit, ndërsa ka kërkuar nga politika që t’i dëgjojë kërkesat e tyre.

Në një intervistë për Blendi Fevziun mbrëmjen e kaluar, Cutillo tha se studentët kanë dhënë një mesazh për të ardhmen e Shqipërisë.

“E kam ndjekur me interes të madh dhe më lejoni ta them me admirim për kurajën që kanë treguar këta studentë. Mendoj se kanë shprehur ndjenja të forta me vendosmëri për muaj të tërë.

Shpresoj që politika t’i dëgjojë sepse mesazhi që ata përcjellin ka të bëjë me të ardhmen e vendit dhe është në interesin e të gjithëve. Madje edhe profesorët po i bashkohen protestës. Pra, me sa duket, nuk është opinioni vetëm i studentëve, por është e rëndësishme që të gjithë të bëhen bashkë për të zgjidhur problemet e universitetit shqiptar.”, është shprehur ambasadori italian në vendin tonë.

Ndër të tjera Cutillo foli edhe për studentët shqiptarë që studiojnë në Itali. Sipas tij, studentët shqiptarë janë komuniteti i huaj më i madh në numërnë Itali, sa konkuron dhe me Kinën.

Sipas Cutillo-s, janë afërsisht janë 3 ose 4 mijë studentë shqiptarë që kanë fituar bursa studimi në Itali. Momentin kur Cutillo flet për protestën e studentëve mund ta ndiqni në minutën 04:54 të videos së mëposhtme.