Vendosni fjalën kyçe....

Kendall Jenner, Bella Hadid dhe Hailey Baldwin në gjyq për mashtrim


Duket se problemet me festivalin e dështuar të vitit 2017-të “Fyre” vazhdojnë. Themeluesi Billy McFarland u dënua me gjashtë vjet burg, por një administrues ende po përpiqet të arrijë në fundin e kësaj historie.

Dy agjenci që përfaqësojnë supermodelet si Bella Hadid, Kendall Jenner, Hailey Bieber dhe Emily Ratajkowski së shpejti do të detyrohen të zbulojnë detajet rreth pagesave që modelet morën nga mashtruesi Billy McFarland, shkruan Cozmopolitan.

Në vitin 2017, modelet përdorën rrjetet e tyre sociale për të promovuar disa bileta me çmime tepër të kripura për festivalin e muzikës “Fyre” për të ndikuar njerëzit që të festonin në ishullin privat të Pablo Escobar-it.

Por festivali nuk shkoi sikurse ishte planifikuar, pasi kur të gjithë u ulën në Bahamas u përballën me një kaos total. Të interesuarit u mashtruan duke paguar një biletë deri dhjetë mijë euro, për një strehim “luks” në ishullin e largët për të ndjekur një “festival që bota kurrë nuk e ka parë.” Por nuk rezultoi kështu.

Administratori që mbikqyr falimentimin e Fyre Media, i kërkoi një gjyqtari që të thërrasë në gjyq të famshmit që ndihmuan në promovimin e festivalit që u mbajt në Bahamas, sipas Billboard.

Gregori Messer, me thirrjen e modeleve në gjyq shpreson të kuptojë se çfarë ndodhi me gjithsej 26 milionë dollarë që u mblodhën nga investitorët e “Fyre”.

Kendall Jenner në mënyrë specifike thuhet se mori 250.000 dollarë për një postim të vetëm në Instagram rreth festivalit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *