Vendosni fjalën kyçe....

Dy adoleshentet shqiptare zhduken pa lënë gjurmë në Britani (FOTOT)


Dy adoleshente shqiptare, rezultojnë të zhdukura në Angli prej ditësh. Sikurse bëjnë me dije mediat e huaja, 14-vjeçarja Grisilda ‘Risa’ Dauti ka humbur kontaktet me të afërmit më 14 janar, ndërsa 17-vjeçarja Gabriela ‘Bela’ Shenbitrasi, është parë për herë të fundit para 10 ditësh.

Dy vajzat e reja mësohet se ishin shoqe të ngushta.

Policia e Uellsit të Jugut në Cardiff, publikoi në Twitter fotografitë e të dyja vajzave dhe bëri thirrje për këdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tyre, të informojë policinë.

“This is Local London” shkruan se të dyja vajzat shqiptare kanë miq dhe shoqëri në të gjithë Londrën, duke përfshirë Barking, Thornton Heath, Stratford dhe Croydon.

Policia britanike bën apel për këdo që ka informacion të telefonojë në numrin 101 ose te numri 004975.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *