Vendosni fjalën kyçe....

Berisha-Dakos: Më mirë të të hanë qentë e bashkisë se Taulant Balla, të shpalli kurban!


Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, pas deklaratave të fundit të Taulant Ballës lidhur me zgjedhjet lokale.

Sipas Berishës, Dako u shpall kurban për integrimin nga ana e Taulant Ballës ndërsa shton me ironi se më mirë ta hanin qentë e bashkisë, se Balla.

“Mjerë  ti o Gjush! Ti që nga magu i partisë siçiliste u bëre dje gjysëm Gjush! O Gjush, më mirë të të hajnë qentë e uritur të Bashkisë së Durrësit se sa me të hangër Taulant Balla me pesë mbiemra, që të shpalli kurban për integrimin ndërkohë që vetë në lidhje me trafiqet është të paktën pesë km para teje! Pije detin o Gjush! Vrit veten o Gjush! Gallanos! Gallanos!”, shkruan Berisha.

Ditën e djeshme, Taulant Balla la të kuptohej se kryebashkiakët socialistë që kanë konsumuar 3 mandate, të mos jenë më në listat e kandidatëve në zgjedhjet e 30 Qershorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *