Vendosni fjalën kyçe....

“Me Lubonjën jemi zënë me shqelma e grushte, por duhet ftuar për rrëzimin e qeverisë” – Dashamir Shehi


Sipas Dashamir Shehit, nuk mjafton vetëm opozita për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës, tha se duhet të kontribuojnë edhe figura të tjera jashtë politikës, intelektualë të cilët luajnë rol në mendimin e tyre rebel ndaj qeverisë.

Shehi tha se kryetari i opozitës Lulzim Basha, duhet t’i ftojtë këta intelektualë pa patur paragjykime, me qëllim për të rrëzuar jo thjesht Edi Ramën, por një sistem të padrejtë.

“Unë do të ftoja zotin Basha, besoj se kolegët e tjerë do ta marrin këto ditë këtë iniciativë, që njerëz që janë jashtë tryezës së partive politike që janë opozitarë me Partinë Socialiste. Në këtë plazmë opozitare të fusim edhe personazhe, njerëz nga shoqëria civile, botës akademike, biznesit, sindikatave. Këtu ka njerëz që luajnë rol më shumë se një parti. Me atë Lubonjën jemi zënë me shkelma dhe grushte xhanëm, po ai luan rol. Zoti Fuga, profesori, filozofi, luan një rol. Përkthyesi Plasari. Ne nuk mund të vëmë në resht Plasarin, as Fugën aq më pak Lubonjën. Këta janë rebelë në mendimin e vet, janë ushtarë të lirisë por nuk mund të jenë ushtarë as të zotit Dashi, as të zotit Basha. Por ata japin një kontribut të madh për të rrëzuar jo thjesht Edi Ramën, por për të rrëzuar një sistem që qëndron mbi idenë e dhunës, korrupsionit, padrejtësive shoqërore. Nga këta z.Basha, ne duhet të ftojmë sa e sa të tjerë pa patur paragjykime.  Ne nuk duhet të presim që këta të na pëlqejnë neve, sepse ditën që do të na pëlqejnë neve, nuk janë më dhe aq të lirë dhe nuk luajnë më të njëjtin rol.”, tha Shehi.

Opozita e bashkuar ka bërë thirrje për protestë më 16 shkurt dhe ka paralajmëruar manifestime nëpër qytete të ndryshme të vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *