Vendosni fjalën kyçe....

Lëviznin me armë zjarri, arrestohen babë e bir në Mirditë


Babë e bir janë arrestuar sot në orët e para të mëngjesit në Mirditë.

Mësohet se 50-vjeçari me inicialet I.Sh dhe djali i tij 16-vjeçar kanë qenë duke lëvizur në fshatin Reps me armë zjarri.

“Policia informohet nga qytetarët, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, sekuestrohen armë zjarri

Një qytetar denoncoi përmes një telefonate në orët e para të mëngjesit tek nr. 112, se 2 shtetas po lëviznin me armë zjarri në Reps.

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, u organizuan dhe në adresën e denoncuar nga qytetari, kapen në flagrancë shtetasit I.Sh. 50 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar, banues në Mirditë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 armë zjarri automatik, fishekë si dhe 1 armë gjahu me fishekë.

Ata u arrestuan për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive, kryer në bashkëpunim” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *