Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Rama simbol i dhunimit të parlamentarizmit, përdor Kuvendin për të dhunuar opozitën


Deputeti i PD-së Bylykbashi ka denoncuar kryeministrin Rama se po përdor Kuvendin për të dhunuar të drejtat e deputetëve të opozitës.

Në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, ai tha seopozita ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen ‘McGonigal’ ndërsa komentoi edhe rrëzimin e kërkesës së deputetëve të opozitës për përjashtimin e ministres Spiropali duke thënë se Rama është simboli i dhunimit të parlamentit.

“Është i njëjti standard që është përdorur kundër deputetëve të opozitës. Rama po përdor qartazi rregulloren e Kuvendit si dhunim ndaj të drejtave të deputetëve të opozitës. Ne kemi kërkuar ngritjen e komisionit Hetimor, mocionin me debat. Kjo për skandalin McGonigal. Autoritet e shohin të nevojshme të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së rëndë. Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën tonë për përjashtimin e Spiropalit, u bë, ndërsa deputetë të opozitës përjashtohen. Rama është simboli i dhunimit të parlamentit të Shqipërisë. Kjo mazhorancë është me dy standarde.” – tha Bylykbashi