Vendosni fjalën kyçe....

A po i kërkon ndihmë Ramës për taksën? Thaçi takim në Tiranë me kryeministrin


Taksa e Ramush Haradinaj ndaj mallrave serbe ka sjellë debat të madhe në politikën e Kosovës. Një ditë më parë Hashim Thaçi  kërkoi që të hiqet  taksa 100% ndaj mallrav serbe, pasi sipas tij nuk mund të rrezikohen raportet me SHBA-në për shkak të tekave personale të Haradinajt.

Ndërkohë që sot, përmes një fotoje të publikuar nga kryeministri Rama në Instagram si “Foto e ditës”, mësohet se Presidenti i Kosovës po kalon fundjavën në Shqipëri. “INSTA OF THE DAY”, ka shkruajtur Rama në Instagram përkrah fotos me Hashim Thaçin.

Kujtojmë se ky i fundit dhe Edi Rama njihen për raportet e afërta me njëri-tjetrin. Nuk dihet nëse Thaçi po kërkon apo jo mbështetjen e Ramës për heqjen e taksës apo vetëm një mendim nga ky i fundit.  Rama shfaqet në këtë foto tepër i përfshirë në bisedë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *