Vendosni fjalën kyçe....

Bezos do japë 2 miliardë dollarë për klimën


Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos njoftoi të martën se do të japë 2 miliardë dollarë për të mbështetur restaurimin e peizazheve të natyrës, gjatë samitit të klimës në Glasgow në Skoci.

Ai u shpreh se kur kishte udhëtuar në hapësirë, e kishte parë Tokën në një këndvështrim ndryshe.

Miliarderi Bezos tha se organizata e tij “Bezos Earth Fund”, që u themelua vitin e kaluar do të përdorë 10 miliardë dollarë gjatë kësaj dekade, për shkencëtaret dhe aktivistët të cilët luftojnë kundër ndryshimeve klimatike.

Ai shtoi se Amazon synon të emetojë zero karbon deri në vitin 2040, duke përdorur energji të rinovueshme deri në vitin 2025, por edhe te përdore vetëm automjete elektrike.

Bezos është një nga njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri neto prej më shumë se 191 miliardë dollarë sipas Forbes.