Vendosni fjalën kyçe....

Ngricat në vend, rrugët ku duhet të bëni kujdes


Reshjet e dëborës kanë pushuar në mbarë vendin, megjithatë temperaturat vijojnë të jenë tejet të ulëta dhe kjo ka bërë që në shumë zona të vendit të ketë ngrica në rrugë, gjë që e bën të rrezikshëm qarkullimin në disa akse.

Sipas ARRSH-së, qarkullimi në shumë rrugë bëhet me zinxhir ndërsa thuajse të gjitha akset kryesore në vend janë të kalueshme.

Rajoni Verior

Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj-Draj Reç

Ura e Cerenecit-Stebleve

Sllovë -Vasije

Peshkopi-Qafë-Drajë

Peshkopi-Ushtelencë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror

Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Është punuar nga kontraktorët gjatë orëve të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Aksi Krujë-Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.

Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor

Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Gjatë orëve të para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve për shkak të ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçe qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *