Vendosni fjalën kyçe....

‘Do të vijmë të të tërheqim zvarrë”, thirrja e banorëve të Astirit për Ramën (VIDEO)


Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Ata i kanë bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk do të tërhiqen kurrë nga kauza e tyre deri sa të anulohet ky projekt.

 ‘Do të vijmë të të tërheqim zvarrë, e ke mbushur kupën’, shprehen banorët. Banorët kërkojnë anullimin e projektit pasi sipas tyre është një projekt korruptiv.

” Kjo nuk është çështje e lokalizuar e Unazës por e të gjithëve. Ne nuk kemi shtet social. Ai është baltë me korrupsionin.”, u shpreh një prej banorëve.