Vendosni fjalën kyçe....

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, shkon në disa kilometra radha e makinave


Punimet që po kryhen në autostradën Tiranë-Durrës  kanë krijuar probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve në dy kahet e rrugës.

Ditën e sotme radha e makinave ka qenë në disa kilometra duke nisur që nga fillimi i saj e deri në mbikalimin e Kasharit.

Bllokimi i rrugës vijon edhe në rrugët dytësore dhe shkak për këtë është bërë ndërhyrja në dy anët e autostradës nga ana e ARRSH-së për vendosjen e disa tubave që pritet të shmangin përmbytjet në bizneset anash autostradës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *