Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astirit sërish në protestë: Rama ik, të anullohet projekti (VIDEO)


Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme dhe kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Re. Ata shprehen se nuk do të ndalen me protesta dhe se nuk do të lejojnë që banesat e tyre të shemben.

Bashkë me ta në protestë janë edhe deputetët e opozitës si Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

” I bëj thirrje Policisë së Shtetit që të mbrojë këta qytetarë dhe të mos mbrojë atë që i kanë vjedhur lekët qytetarëve. Të mos vijnë këtu persona civilë dhe iu bëjnë presion qytetarëve këtu se edhe ata do të ndërshkohen. Tashmë është koha të vendosin qytetarët dhe jo bandat e krimit. Ju dje larguat frikën dhe i shkuat në shtëpi atij që ka fryrë xhepat duke shkelur Kushtetutën. Ju keni kthyer shpresën. Rama nëse nuk ke kuptuar mesazhin do të vijnë me mijëra qytetarë poshtë sarajeve të tua”, u shpreh deputeti Klevis Balliu.

“Rama ik” është një nga thirrjet e qytetarëve që janë në protestë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *