Vendosni fjalën kyçe....

Messi bën çmendurinë e radhës, tifozët mahniten dhe i vënë nofkën “Jashtëtokësori” (Video)


Argjentinasi Lionel Messi ka bërë një lëvizje të rrallë në fitoren e Barcelonës ndaj Getafes në fundjavë me rezultatin 2-1.

Pas shënimit të golit të parë nga ana e katalanasve me anë të Messit në minutën e 20 të takimit, që ishte edhe goli i 399-të në La Liga, argjentinasi bëri një pasim të pabesueshëm teksa tifozët po këndonin këngë në nder të tij.

Gjatë një aksioni, sulmuesi rrethohet nga lojtrarët e kundërshtarit por argjentinasi nxjerr nga arkiva një superpasim duke ia thënë topin shokut të tij të ekipit, Suarez, i cili megjithatë nuk arriti dot që ta kthejë në gol atë.

Megjithatë pasimi i Messit mbetet një nga ato gjëra fantastike për të cilat shohet futbolli.

Ndërkohë që Suarez nuk arriti të konvertonte pasimin në gol, komentuesit në rrjete sociale u çmendën duke thënë se sulmuesi nuk është nga ky planet, pasi vetëm një jashtëtokësor mund të bëjë atë që bën ai lehtësisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *