Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Partia e Lirisë dhe Meta aleati kryesor në betejën e opozitës, protesta e përballje me regjimin e Ramës


Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” deklaroi se Partia e Lirisë është aleati kryesor në betejën opozitare për të mundur regjimin.

Noka tha se aksioni politik do bëhet duke zbritur në bazë dhe do të sjellë përballe me regjimin duke dalë edhe në protesta.

Vjeshta do jetë stinë e gjatë. Aksioni politik ka të bëjë me zbritjen në bazë dhe organizimi, përballja me regjimin, protesta. Ndërthurja e aksionit në Parlament me protesta deri në gjunjëzim të regjimit. Ky është një regjim gjakpirës, është një regjim që po shpopullon vendin.

Pa asnjë diskutim, Ilir Meta dhe PL janë aleati kryesore në këtë betejë. Aksioni do të jetë i bashkërenduar. Ne së bashku me Partinë e Lirisë dhe aleatët tanë do të jemi bashkë për të mundur regjimin.

Ky regjim nuk meriton të rrijë asnjë ditë në këmbë, është regjim antikombëtar.

Ne jemi në bashkërendim me PL dhe aleatët tanë. Jemi në bisedime me aleatin tonë kryesor, PL, me gjithë aleatët e tjerë dhe do të përcaktohet axhenda. Protestat do të jenë finalizim, aksioni do të përfshijë edhe betejën parlamentare”, tha Flamur Noka.