Vendosni fjalën kyçe....

Bandat vjedhin karburantin, Meksika çon ushtrinë në rafineritë e naftës


Qeveria meksikane ka vendosur të dërgojë rreth 1000 ushtarë për të ruajtur objektet në pronësi të kompanisë shtetërore të naftës “Pemex” për të luftuar vjedhjen e karburantit në mbarë vendin, gjë që ka çuar në mungesën e lëndës së parë për shumë biznese e qytetarë në mbarë Meksikën.

Rreth 900 ushtarë hynë në objektet e Petroleos Mexicanos (Pemex) si pjesë e planit të qeverisë për të luftuar vjedhjen e paligjshme të karburantit, njoftoi të hënën, Andres Manuel Lopez Obrador.

Një total një personel ushtarak prej 4,000 personash do të vendosen në rafineritë e shpërndara në vend, për t’u marrë me ruajtjen e objekteve.

“Ne do të përforcojmë mbikëqyrjen nga ushtria në instalimet e Pemex, dhe ne do ta vazhdojmë atë. Ne do të normalizojmë furnizimin dhe do të garantojmë se vjedhje e karburantit do të ndalet.” – tha Lopez Obrador në një konferencë shtypi.

Qeveria planifikon të forcojë sigurinë e aseteve të prodhimit të naftës, duke përfshirë gjashtë rafineri, 39 terminalet e magazinimit dhe dërgimit, dhe të paktën 12 stacione karburanti, raportoi “El Financiero”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *