Vendosni fjalën kyçe....

“Babai më i mirë”, vajza e Schumacher-it uron të atin për 50-vjetorin e lindjes (FOTO)


Vajza e Michael Schumacher ka uruar të atin për 50-vjetorin e lindjes. Në rrjetin social “Instagram”, Gina ka publikuar fotot e Schumacher gjatë garave në periudha të ndryshme. Postim që Gina e shoqëroi me mbishkrimin “Gëzuar Ditëlindjen, babai më i mirë”

Më 3 janar, kampioni i “Formula 1” mbushi 50-vjeç. Familja e kampionit 7 herë të garës me makina, vendosën që në këtë datë të shënuar, të festonin ‘fitoret dhe rekordet’ e tij.

Gjermani pësoi lëndime serioze në kokë në një aksident me ski në dhjetor të vitit 2013, ra në koma dhe që prej asaj kohe nuk është parë më në publik.

Gruaja e Schumacher, Corinna, në prag të ditëlindjes së tij tha se Schumacher po përmirësohet

Michael dhe Corinna u martuan në vitin 1995 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Gina-Maria, 21 vjeç dhe Mick, 19-vjeçari që garon në “Formula Tre” dhe është shpallur kampion në këtë kategori të garave me makina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *